Versioni: 1.1
Termi njohuri është përdorur për:
Programet kompjuterike janë përjashtuar nga ky përkufizim, pavarësisht rëndësisë që paraqesin për njohuritë e hapura, sepse ato tashmë kanë qenë objekt zhvillimi në projekte të mëparshme.
Termi punim do të përdoret për të treguar njohurinë që synohet të jepet.
Termi paketë përfaqëson një grup punimesh, gjë e cila nuk përjashton faktin se një paketë mund të konsiderohet si një punim në vetvete.
Termi licencë i referohet rregullimit ligjor sipas së cilës punimi është i disponueshëm. Në mungesë të licencës, ky term duhet të interpretohet si tërësia e kushteve ligjore që i aplikohen disponueshmërisë së punimit (për shembull e drejta e autorit).
Një punim është i lirë nëse mënyra e shpërndarjes së tij plotëson kushtet e mëposhtme:
Punimi duhet të jetë i disponueshëm në tërësinë e tij me një çmim vlera e të cilit nuk tejkalon një kosto të arsyeshme riprodhimi, mundësisht nëpërmjet shkarkimit pa pagesë nga interneti. Punimi duhet të jetë i disponueshëm në një formë që lejon përdorimin dhe modifikimin e tij.
Koment: Kjo mund të përkthehet si një liri aksesimi “social” - jo vetëm që keni të drejtën të hyni në punim, por ju mund të ndërhyni në të. Hyrja në punim “në tërësinë e tij” ndalon kufizimin e qasjes nëpërmjet mjeteve të tërthorta, për shembull duke lejuar qasjen vetëm në një pjesë të bazës së të dhënave.
Licenca nuk mund të pengojnë ndonjë prej palëve të paraqes ose japë punimin si një të vetëm apo si pjesë e një pakete të përbërë nga punime të burimeve të ndryshme. Licenca nuk mund të kërkojë një taksë ose tarifë tjetër për shitjen apo shpërndarjen e tij.
Licenca lejon modifikimin apo krijimin e punimeve që derivojnë, rrjedhin nga punimet ekzistuese, si dhe duhet të lejojë shpërndarjen e tyre sipas kushteve të punimit origjinal.
Koment: Vini re se kjo fjali nuk parandalon përdorimin e licencave “virale” ose pjesa-njësoj që kërkojnë rishpërndarjen e modifikimeve nën të njëjtat kushte si origjinale.
Punimi duhet të ofrohet në atë formë që nuk shfaq pengesa teknologjike për kryerjen e aktiviteteve të mësipërme. Kjo mund të arrihet me propozimin e punimit në një format të të dhënave të hapura, gjë që nënkupton një format karakteristikat e të cilit janë publikisht dhe lirisht në dispozicion dhe që përdorimi i tyre nuk implikon detyrime financiare.
Licenca mund të kushtëzojë rishpërndarjen dhe ripërdorimin e punimit në përmendjen e autorëve dhe kontribuesve të saj. Detyrimi për këtë kushti nuk duhet të jetë me pagesë. Për shembull, nëse atribuimi është i nevojshëm, një listë e atyre që kërkojnë atribuim duhet t’i bashkëngjitet punimit.
Licenca mund të kërkojë si kusht që shpërndarja e punimit në një formë të modifikuar të ketë një emër ose numër versioni të ndryshëm nga ai i punimit origjinal.
Licenca nuk duhet të diskriminojë asnjë person apo bashkësi.
Koment: Në mënyrë që të arrihet përfitim maksimal nga procesi i njohurive të hapura, një varietet i madh personash dhe grupesh duhet të përfitojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për të kontribuar në përpunimin e njohurive të hapura. Ndaj asnjë licencë e njohurive të hapura nuk mund të përjashtojë dikë nga pjesëmarrja në proces.
Koment: Kjo është marrë direkt nga pika 5 e OSD.
Licenca nuk duhet të pengojë përdorimin e punimit në një sektor të caktuar aktiviteti. Për shembull, ajo nuk mund të pengojë përdorimin e punimit në sektorin tregtar, ose atë të kërkimeve gjenetike.
Koment: Qëllimi kryesor i kësaj klauzole është që të parandalojë licencat që e limitojnë përdorimin e punimit tek përdorimet jo tregtare. Ne duam të përfshijmë përdoruesit tregtar në komunitetin tonë, dhe jo t’i përjashtojmë prej tij.
Koment: Kjo është marrë direkt nga pika 6 e OSD.
Të drejtat që i bashkëngjiten punimit duhet të zbatohen për të gjithë ata të cilëve u është shpërndarë pa ndonjë nevojë për palët që të aplikojnë një licencë të re.
Koment: Kjo klauzolë ka për qëllim të ndalojë mbylljen e punimit me anë indirekte si për shembull një marrëveshje konfidencialiteti.
Komenti: Kjo është marrë direkt nga pika 7 e OSD.
Të drejtat që i bashkëngjiten punimit nuk duhet të varen nga fakti që punimi është pjesë e një pakete të veçantë. Nëse punimi është nxjerrë nga ajo paketë dhe është përdorur ose shpërndarë brenda kushteve të licencës përkatëse, të gjitha palët të cilave punimi u është rishpërndarë duhet të kenë të njëjtat të drejta si ato që janë dhënë në lidhje me paketën origjinale.
Komenti: Kjo është marrë direkt nga pika 8 e OSD.
Licenca nuk duhet të vendosi kufizime mbi punimet e tjera që janë shpërndarë së bashku me punimin e licencuar. Për shembull, licenca nuk duhet të pretendojë që të gjitha punimet e tjera të shpërndara nën të njëjtin format të jenë gjithashtu të hapura.
Koment: Shpërndarësit e njohurive të hapura kanë të drejtë të bëjnë zgjedhjet e tyre.
Komenti: Kjo është marrë direkt nga pika 9 e OSD.